Hidromorava - Gjilan

Vitia hap diskutimin publik për Hartën Zonale Komunale 2026-2034, qytetarët kanë 30 ditë për komente

/ 2 minuta lexim

Viti – Komuna e Vitisë ka mbajtur diskutim publik për Projekt Hartën Zonale Komunale për periudhën 2026–2034, me qëllim të informimit të qytetarëve dhe palëve të interesuara për këtë dokument dhe mbledhjes së komenteve e propozimeve para finalizimit të tij.

Gjatë diskutimit, zyrtari i Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, Alban Sokoli, bëri të ditur se gjatë hartimit të projektit janë zhvilluar takime të shumta në terren për të evidentuar gjendjen ekzistuese dhe për të shqyrtuar nevojat për zhvillimin hapësinor të komunës.

Ndërkaq, drejtoresha e kësaj drejtorie, Zyrafete Rama, theksoi rëndësinë e Hartës Zonale Komunale në orientimin e zhvillimit të ardhshëm të Vitisë. Ajo sqaroi se dokumenti është ende në fazën e projektit dhe se të gjitha komentet, vërejtjet dhe propozimet e pranuara gjatë shqyrtimit publik do të analizohen para hartimit të versionit përfundimtar.

Uje Dea

Përmbajtjen e Projekt Hartës Zonale Komunale për periudhën 2026–2034 e prezantoi përfaqësuesi i kompanisë “Insi”, Valon Gërmizaj, i cili shpjegoi se dokumenti përcakton zonat për shfrytëzime të ndryshme, si dhe kushtet dhe kriteret për zhvillimin e tyre.

Sipas prezantimit, Harta Zonale Komunale shërben si bazë për orientimin e ndërtimeve, zhvillimin e infrastrukturës dhe përcaktimin e mënyrës së shfrytëzimit të tokës në territorin e komunës.

Komuna e Vitisë ka ftuar qytetarët, përfaqësuesit e sektorit publik dhe privat, ekspertët dhe grupet e interesit që të përfshihen në këtë proces duke paraqitur komentet dhe propozimet e tyre.

Shqyrtimi publik zgjat 30 ditë kalendarike, nga 21 tetori deri më 19 nëntor 2026. Gjatë kësaj periudhe, qytetarët dhe palët e interesuara mund të shqyrtojnë projektin dhe të paraqesin sugjerimet e tyre, të cilat do të merren në konsideratë në procesin e përmirësimit dhe finalizimit të dokumentit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.