Kapen 160 kilogramë mish pa dokumentacion në Kamenicë, malli i dorëzohet AUV-it
Kamenicë – Një sasi prej 160 kilogramësh mish është ndaluar gjatë transportit në fshatin Novosellë të Kamenicës, pasi drejtuesi i automjetit nuk posedonte dokumentacionin përcjellës për mallin.
Rasti është evidentuar më 17 tetor 2026, në orën 13:15, kur është ndaluar për kontroll një veturë me targa lokale, e drejtuar nga një i dyshuar, shtetas kosovar.
Gjatë kontrollit të automjetit, është konstatuar se ai transportonte 160 kilogramë mish pa dokumentet përkatëse.
Malli është konfiskuar dhe i është dorëzuar Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) për procedura të mëtejme.
Autoritetet përkatëse pritet të ndërmarrin veprimet e nevojshme lidhur me dokumentacionin, prejardhjen dhe kushtet e transportit të mishit./rajonipress/

