Ecohigjiena

21 aktakuza ndaj 23 personave brenda një jave, tre të dyshuar ndalohen

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur 21 aktakuza ndaj 23 personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale gjatë periudhës 9–16 tetor 2026. Në të njëjtën periudhë, janë ndaluar tre persona, përfshirë një të dyshuar për vrasje të rëndë.

Prokuroria Themelore në Gjilan ka publikuar bilancin e aktiviteteve për periudhën 9 deri më 16 tetor 2026, duke raportuar për ngritjen e 21 aktakuzave ndaj 23 personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit, numri më i madh i aktakuzave lidhet me dhunën në familje dhe sulmin, me nga katër aktakuza për secilën vepër penale. Tri aktakuza janë ngritur për kanosje, ndërsa dy të tjera për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

United Hospital

Ndër rastet e tjera të përfshira në raport janë keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, posedimi i paautorizuar i narkotikëve, mospërfillja e gjykatës, deklarimet e rreme, keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, lëndimi i lehtë trupor dhe sulmi, vjedhja dhe ngacmimi.

Lista e plotë e aktakuzave
Sipas të dhënave të publikuara nga Prokuroria Themelore në Gjilan, aktakuzat janë ngritur për këto vepra penale:

Dhuna në familje: 4 aktakuza ndaj 4 personave.

Sulmi: 4 aktakuza ndaj 4 personave.

Kanosja: 3 aktakuza ndaj 3 personave.

Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve: 2 aktakuza ndaj 2 personave.

Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar: 1 aktakuzë ndaj 3 personave.

Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge: 1 aktakuzë ndaj 1 personi.

Mospërfillja e gjykatës: 1 aktakuzë ndaj 1 personi.

Deklarimet e rreme: 1 aktakuzë ndaj 1 personi.

Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike: 1 aktakuzë ndaj 1 personi.

Lëndimi i lehtë trupor dhe sulmi: 1 aktakuzë ndaj 1 personi.

Vjedhja: 1 aktakuzë ndaj 1 personi.

Ngacmimi: 1 aktakuzë ndaj 1 personi.

Tre persona të ndaluar, njëri për vrasje të rëndë
Përveç aktakuzave, gjatë periudhës së raportuar, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar tre persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Njëri prej tyre dyshohet për vrasje të rëndë, ndërsa dy të tjerët për pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare.

Prokuroria ka paraqitur edhe tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre personave: një për rastin e dyshuar të vrasjes së rëndë dhe dy për rastet e dyshuara të pengimit të personit zyrtar.

Të dhënat e raportuara pasqyrojnë aktivitetin e Prokurorisë Themelore në Gjilan gjatë një jave. Ngritja e aktakuzave nuk nënkupton se personat e akuzuar janë shpallur fajtorë; fajësia vërtetohet vetëm me vendim gjyqësor të formës së prerë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.