Fundamenti

Gjilani i jep lamtumirën e fundit Dr. Ukshin Ismajlit, vlerësohet kontributi i tij shumëvjeçar në shëndetësi

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, dhe Riad Rashiti nga PDK kanë shprehur nderimin dhe mirënjohjen e tyre për jetën dhe veprën e Dr. Ukshin Ismajlit, i cili u nda nga jeta, duke lënë pas një kontribut të çmuar në shëndetësinë dhe jetën publike të Gjilanit dhe Anamoravës.

Në një postim publik, Alban Hyseni ka theksuar se Dr. Ukshin Ismajli ishte një figurë e rëndësishme e shëndetësisë rajonale, i cili për më shumë se katër dekada i shërbeu qytetit dhe qytetarëve me përkushtim të jashtëzakonshëm.

Sipas Hysenit, Dr. Ismajli ishte anesteziologu i parë i Spitalit të Gjilanit dhe për rreth 20 vjet specialisti i vetëm i kësaj fushe në rajon, duke bartur një përgjegjësi të madhe profesionale dhe duke qenë në shërbim të pacientëve edhe në rrethana të vështira.

Uje Dea

Ai ka vlerësuar se trashëgimia profesionale e Dr. Ismajlit do të mbetet një shembull dhe udhërrëfyes për gjeneratat e reja të profesionistëve shëndetësorë.

Edhe Riad Rashiti, përmes një postimi, ka shprehur respektin për figurën e Dr. Ismajlit, duke e cilësuar atë si një profesionist të përkushtuar dhe njeri me virtyte të larta njerëzore, i cili la gjurmë të rëndësishme në shëndetësinë dhe jetën publike të Gjilanit.

Rashiti ka vlerësuar kontributin e tij profesional, njerëzor dhe qytetar, duke shprehur mirënjohje për punën dhe përkushtimin e tij në shërbim të njerëzve dhe vendit. Ai gjithashtu u ka shprehur ngushëllime familjarëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve të të ndjerit.

Ndarja nga jeta e Dr. Ukshin Ismajlit shënon humbjen e një profesionisti që për dekada kontribuoi në zhvillimin e shërbimeve shëndetësore në Gjilan dhe Anamoravë, ndërsa vepra dhe kujtimi i tij do të mbeten pjesë e trashëgimisë profesionale dhe njerëzore të këtij rajoni./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.