Edita Tahiri kritikon Kurtin për Asociacionin dhe Marrëveshjen e Ohrit
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti lidhur me zbatimin e marrëveshjeve në kuadër të dialogut Kosovë–Serbi.
Përmes një postimi, Tahiri ka thënë se Kurti po flet për marrëveshjet që Serbia nuk i ka zbatuar, por, sipas saj, nuk po tregon se si do të zbatohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe dhe çështja e vetëmenaxhimit për serbët në Kosovë.
“Kurti po tregon cilën marrëveshje nuk e ka zbatuar Serbia, por nuk po tregon si do ta zbatojë Asociacionin dhe vetëmenaxhimin/autonominë politike territoriale që ua dha pakicës serbe me Marrëveshjen e Ohrit”, ka shkruar Tahiri. /IndeksOnline/

