Bajqinovci, Abdixhikut: Çka ndryshoi pas dy ditësh, pse s’e quajte mashtrim projektligjin për Specialen në Kuvend?
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, gjatë ditës ka reaguar lidhur me efektin juridik të ndryshimit të ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Abdixhiku ka thënë se ende pa u bërë 48 orë nga miratimi i ndryshimit të ligjit, është konstatuar se ai nuk prodhon efekt juridik. Ai gjithashtu ka deklaruar se LDK-ja është shpallur kundërshtare e UÇK-së pa u dëgjuar mirë qëndrimi i saj.
Lidhur me këtë reagim ka folur deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, në Kanal10.
Bajqinovci ka kërkuar nga Abdixhiku të sqarojë qëndrimet e tij pas zhvillimeve në Kuvend.
Abdixhiku: Ligji për Specialen nuk prodhon efektin juridik që iu premtua qytetarëve
“Z. Abdixhiku duhet me na tregu çka ndodhi atë ditë, kur mendonte që vendi po shkon në zgjedhje dhe doli e i përmendi disa gjëra. Çka ndryshoi pas dy ditëve?”, tha Bajqinovci.
Ai iu referua gjithashtu deklaratave të Abdixhikut në Kuvend, duke pyetur pse kryetari i LDK-së nuk e kishte cilësuar më herët ndryshimin e ligjit si “mashtrim”.
“Pse s’e tha në Kuvend këtë që është mashtrim? Ti drejtohesh PDK-së. Ke mundur me thënë para se me u çu në votim: pse qenka mashtrim?”, deklaroi Bajqinovci


