Fundamenti

Prishja e martesës dyshohet që çoi në vrasjen e mikut

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Një plagë e vetme në regjionin e fytit nga arma e zjarrit ka qenë vdekjeprurëse për Ismet S. nga fshati Herticë i Podujevës. Kjo vrasje, që ka ndodhur të mërkurën në një rrugicë në të majtë të magjistrales Podujevë – Merdar, afër pompës së benzinës “Evropa” në Podujevë, dyshohet se ka ndodhur pas prishjes së një martese, shkruan Koha Ditore.

Sipas burimeve të gazetës, viktima ka qenë vjehrri i vajzës së dorasit H.Sh. (62) nga fshati Ballaban i Prishtinës. Sipas të njëjtave, djali i Ismetit është ndarë nga vajza e H.Sh. dhe se ky i fundit nuk ka pranuar assesi që të pajtohet me tashmë ish-miqtë e tij nga Hertica. I njëjti burim, i ka thënë gazetës se H.Sh. nuk ka pranuar që kjo çështje të zgjidhet “ndër burra” e as që kjo të paguhet me një shumë prej 20 mijë eurove.

Eco Higjiena

“Ky miku i Ballabanit e paska thirrur në telefon Ismetin me fol për këtë punë edhe e paska vra”, ka thënë burimi.

http://koha.net/?id=3&l=75369