Eko Higjiena

Kapet hajni i shumë kërkuar nga policia

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Policia e Kosovës njësiti i hetimeve të stacionit Policor të Gjilanit pas një pune intensive në teren ka arritur ta identifikoj të dyshuarin A.U. (1987) i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhje e rëndë” ndodhur me datën 24.5.2015.

Pas intervistimit të të dyshuarit janë gjetur prova të qëndrueshme se i dyshuari në fjalë besohet të jetë involvuar në kryerjen e kësaj vepre penale “Vjedhje e rende”.

Po në bazë të dëshmive të qëndrueshme besohet se ai është i involvuar edhe në disa raste të tjera të vjedhjeve.

Mobi Casa

Me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

Rasti i kompletuar procedohet në Gjykatë./rajonipress/