Isufi: PDK-në e LDK-në i bashkoi interesi, neve na bashkon zori
Për Bllokun Opozitar, ato që mund të sjellë formimi i tij, mundësitë që ka për të ndryshuar rrjedhat politike dhe bazën parimore mbi të cilën është formuar, në Info Magazine të Klan Kosovës kanë debatuar Ahmet Isufi i AAK-së dhe publicisti Bajrush Morina.
Isufi nuk u pajtua me pretendimet e Morinës se formacioni i bashkuar opozitar nuk mund të funksionojë, njofton Klan Kosova.
“Është akumuluar pakënaqësia -nuk mund të thuhet që protestat nuk kanë pasur sukses sepse Jabllanoviq u shkarkua si rrjedhojë e presionit të protestave”.
“Jemi të vetëdijshëm kur kryeministri Mustafa ka thënë nuk do ta shkarkojë dhe pastaj Jabllanovic u shkarkua. Është ngritur niveli i kërkesës për protesta”, tha Isufi.
“1001 arsye kanë qytetarët që të ngriten në protesta. Është cënuar territori, është cënuar buxheti janë shumë probleme të mëdha që po e karakterizojnë shtetin”.
“PDK-në dhe LDK-në i ka bashkuar interesi, ai ekonomik, për pasuri të familjeve të tyre. Neve na bashkon zori nëse asgjë tjetër nuk na bashkon”, tha ai.


