ARKATANA

Partnerët e koalicionit dënojnë veprimet e shkatërrimit të pronës publike

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Ajo që ndodhi sot në orët e pasdites nga ana e aktivistëve të ndonjë partie duke i shpërthyer gomat e veturave të Komunës është gjest i pa pranueshëm edhe nga ana e partive të koalicionit (AKR, Partia Turke, PSD, PD} në qeverisjen Haziri.

Mendojmë se veprimet e tilla vandaliste ku shkatërrohet prona publike si pronë e qytetarëve është e pa pranueshme, si shprehje e pakënaqësive partiake. Komuna nuk është e Lutfi Hazirit apo pronë e cilësdo parti politike, ajo i takon qytetarit dhe kryen funksionin e servisit të tyre.

Eco Higjiena

Për këtë arsye askush nuk e ka të drejtën t`i shpreh inatet e tyre me shkatërrimin e pronës komunale apo më mirë të themi pronës së qytetarit. Me s’pres se veprimet e aktivistëve partiak nuk janë edhe qëndrimet partiake. Shpresojmë në mirëkuptim dhe kërkimfalje ndaj qytetarëve të Gjilanit thuhet në reagimin e partnerëve të koalicionit në Kuvendin Komunal të Gjilanit./rajonipress/