United Hospital

Njohësi i arsimit ngre shqetësimin për trajtimin e luftës në kurrikulat shkollore: Në mbi 2,600 faqe nuk përmendet UÇK-ja

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Njohësi i arsimit, Agon Ahmeti, njëherësh drejtor ekzekutiv i ETEA-s, ka reaguar sot lidhur me atë se si trajtohet në sistemin arsimor historia e luftës së fundit në Kosovë dhe roli i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ahmeti në një postim në Facebook shkruan se në 16 dokumente kurrikulare me mbi 2600 faqe tekst, çuditërisht nuk ka arritur të gjejë askund emrin e plotë ose shkurtesën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lexoni të plotë postimin e tij:

Mbi 2600 faqe dokumente kurrikulare – në asnjërën prej tyre nuk përmendet Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK)!

Gjithsej 489 rezultate të të nxënit në lëndën e historisë – asnjë prej tyre nuk i dedikohet specifikisht UÇK-së!

Si pasojë e ngjarjeve të rënda të ditëve të fundit, lidhur me historinë e Kosovës dhe luftën e UÇK-së, Drejtoria e Arsimit në Prishtinë kërkoi që ora e parë e mësimit t’i kushtohej UÇK-së dhe, dy ditë pas, që flamuri i UÇK-së të vendosej në hyrje të shkollave publike.

Mirë shumë! Por, nëse UÇK-ja konsiderohet pjesë kaq e rëndësishme e historisë së Kosovës, pse njohja e saj në shkollë duhet të bëhet me vendime administrative të momentit/ad hoc? Çka nëse nesër vjen në pushtet një qeverisje që nuk i pëlqen me fol për luftën?

ARKATANA

Si rrjedhojë, vendosa dhe i analizova 16 dokumente kurrikulare të Kosovës, përfshirë Kornizën Kurrikulare, Kurrikulat Bërthamë për 3 nivelet e arsimit parauniversitar dhe 12 kurrikulat lëndore (klasat I-XII), për me kuptu se çka pritet me ditë një nxënës për UÇK-në pas 12 viteve shkollim…

Në 16 dokumente kurrikulare me mbi 2600 faqe tekst, çuditërisht nuk arrita me gjetë askund emrin e plotë ose shkurtesën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pastaj u ndala specifikisht te rezultatet e të nxënit në lëndën e historisë. Janë gjithsej 489 rezultate, pra 489 tema, procese apo ngjarje konkrete historike që nxënësi duhet t’i dijë dhe t’i kuptojë. Asnjëra nuk i dedikohet specifikisht UÇK-së! Vetëm 3 nga 489 (0.61%) rezultate e prekin luftën çlirimtare, por pa kërkuar specifikisht njohjen e UÇK-së apo figurave kryesore të saj.

E di, kur bëhet fjalë për historinë në shkollë, jo gjithçka është histori bashkëkohore. Periudhat historike zhvillohen kronologjikisht, nga parahistoria e deri te zhvillimet më të afërta me kohën tonë. Çështja nuk është pse UÇK-ja nuk përmendet në çdo klasë, por sa dhe si trajtohet kur kurrikula arrin te kjo periudhë historike.

Kurrikula është baza mbi të cilën ndërtohen programet mësimore, tekstet shkollore dhe ligjëratat e mësimdhënësve. Me fjalë të tjera, kurrikula është krejt ajo që duhet të ndodhë dhe mësohet në klasë.

NGA 489 REZULTATE NË HISTORI – ASNJË PËR USHTRINË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS!. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.