ARKATANA

Gara për president nxehet në janar

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gara për presidentin e ri të Republikës së Kosovës pritet të nxehet në “ditët e ftohta” të janarit. Deri në atë kohë, pavarësisht se nuk kanë mbetur shumë muaj në dispozicion, nuk do të bëhen publike të gjitha kandidaturat për të parin e shtetit.

Kandidaturat më të favorizuara për president janë të liderëve partiakë, që arrijë të sigurojnë me 30 nënshkrime të deputetëve, të cilët nënshkrime vështirë mund t’i sigurojnë kandidatët e pavarur, nëse nuk përkrahen nga subjektet parlamentare.

Uji Dea

Kosova si Republikë Parlamentare, duke u bazuar në Kushtetutë, është në përgjegjësinë e Kuvendit të Kosovës që ta zgjedhë presidentin e shtetit me votim të fshehtë. Neni 86 i Kushtetutës së Kosovës, pika 2, thotë se zgjedhja e presidentit të Kosovës duhet të bëhet jo më vonë se tridhjetë (30) ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual, që i bie se Kosova duhet ta zgjedhë shefin e ri të shtetit më së largu më 7 mars të 2016, një muaj para se presidentes aktuale, Atifete Jahjaga, t’i përfundojë mandati./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.