United Hospital

Ministri e do në krye të AKPM-së ish-kryeshefin që ia vodhën barnat

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, ka propozuar emrin e kryeshefit të ri të Agjencisë Kosovare për Produkte Mjekësore (AKPM). I përzgjedhuri i ministrit është Jeton Shala. Në listë të ngushtë kanë qenë edhe Arianit Jakupi, kryeshef aktual, dhe Lutfi Mulaku, i punësuar po ashtu në AKPM.

Në Ministrinë e Shëndetësisë e kanë pranuar se është bërë propozimi për kryeshef, i cili përfundimisht mund të marrë votat e Qeverisë se Kosovës të mërkurën (nesër).

Nëse Shala merr miratimin e Qeverisë për të udhëhequr AKPM-në, kjo do të jetë hera e dytë që udhëheq me këtë institucion. Herën e parë e ka udhëhequr më 2011, në kohën kur MSh-ja drejtohej nga Bujar Bukoshi i LDK-së, shkruan sot “Koha Ditore”.

ARKATANA

Në Ministrinë e Shëndetësisë nuk kanë dhënë detaje se kënd e ka propozuar ministri për këtë pozitë. Por kanë lënë të kuptohet që është zgjedhur kandidati i cili ka pasur me së shumti pikë në konkursin e shpallur nga Ministria e Administratës Publike (MAP).

http://koha.net/?id=27&l=75030

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.