Kapet me marihuanë në pikën kufitare Dheu i Bardhë, lirohet në procedurë të rregullt
Gjilan – Policia e Kosovës ka ndaluar një person të dyshuar për posedim të substancave narkotike në pikën kufitare Dheu i Bardhë.
Rasti është evidentuar më 14 shtator 2026, rreth orës 15:25, gjatë një kontrolli të realizuar nga zyrtarët policorë. Sipas Policisë, te i dyshuari, shtetas kosovar, është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë.
Pas kontrollit dhe procedurave fillestare, i dyshuari është intervistuar në prani të autoriteteve kompetente.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, pas intervistimit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.
Policia nuk ka bërë të ditur sasinë e substancës së konfiskuar, ndërsa rasti është evidentuar si “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike”./rajonipress/


