FIDANISHTJA

18 milionë euro për rregullimin e Bulevardit, por një kanal i hapur po paralizon trafikun në Gjilan

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Një projekt me vlerë prej rreth 18 milionë eurosh për rregullimin e Bulevardit të qytetit po përballet me kritika nga qytetarët dhe vozitësit, të cilët thonë se gjendja e rrugës në disa pika po shkakton kolona, vonesa dhe vështirësi të përditshme në qarkullim.

Në afërsi të Stacionit Policor në Gjilan, si dhe te hyrjet në pjesën e pasme të teatrit, një pjesë e rrugës vazhdon të jetë e hapur dhe e pa nivelizuar. Sipas qytetarëve, kanali është hapur gjatë punimeve nga kompania që po zhvillon projektin, ndërsa sipërfaqja e rrugës nuk është rikthyer në gjendjen e mëparshme.

Problemi, ndonëse në dukje teknik dhe i lokalizuar, po prodhon pasoja të drejtpërdrejta në komunikacion. Ngushtimi dhe dëmtimi i pjesës së rrugës po detyron automjetet të lëvizin me shpejtësi të reduktuar, duke krijuar kolona sidomos gjatë orëve të ngarkuara.

Vozitësit shprehen të zhgënjyer me mënyrën se si po menaxhohen punimet, duke ngritur pikëpyetje nëse kompania përgjegjëse dhe komuna po kujdesen mjaftueshëm për pasojat që shkaktohen gjatë realizimit të projektit.

Sevdail, taksist nga Gjilani, thotë se situata është bërë problem i përditshëm për të gjithë ata që qarkullojnë në këtë pjesë të qytetit.

“Rruga e dëmtuar po krijon dhe shkakton tollovi e vonesa në trafik. Është e paqartë pse një kompani që udhëheq me një tender milionësh nuk merret edhe me pasojat e shkaktuara nga vetë ajo”, shprehet ai.

Eco Higjiena

Qytetarët vlerësojnë se një projekt i përmasave të tilla nuk duhet të nënkuptojë vetëm realizimin e punimeve kryesore, por edhe menaxhim të përgjegjshëm të hapësirës publike gjatë gjithë procesit. Ata kërkojnë që pjesët e dëmtuara nga ndërhyrjet teknike të rikthehen sa më shpejt në gjendje të përshtatshme për qarkullim.

Në anën tjetër, mbetet e paqartë nëse përgjegjësia për mosrikthimin e rrugës në gjendjen paraprake i takon drejtpërdrejt kompanisë kontraktuese, ndonjërit prej operatorëve të angazhuar në projekt apo mbikëqyrjes së projektit nga ana e komunës.

Pikërisht këtu qëndron edhe shqetësimi kryesor i qytetarëve: si është e mundur që një investim prej miliona eurosh për përmirësimin e infrastrukturës të shoqërohet me pengesa të tilla elementare në qarkullim?

Nëse punimet janë pjesë e projektit, qytetarët kërkojnë transparencë për afatet dhe përgjegjësitë konkrete. Nëse dëmtimi i rrugës është pasojë e ndërhyrjeve të kompanisë, atëherë kërkohet që ajo ta rikthejë sipërfaqen në gjendje të përshtatshme pa shkaktuar pengesa të panevojshme për trafikun.

Rruga që duhej të sillte përmirësim të qarkullimit, për momentin po shihet nga shumë gjilanas si një tjetër burim i kaosit në trafikun urban. Tashmë pritet që Komuna e Gjilanit dhe kompania përgjegjëse të sqarojnë situatën dhe të tregojnë se kur do të eliminohet kjo pengesë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.