ARKATANA

Qahil Halili paralajmëron masa ndaj atyre që hedhin mbeturina në hapësirat publike në Zhegër

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Këshillit të Fshatit Zhegër, Qahil Halili, ka bërë thirrje për respektimin e rregullave për ruajtjen e pastërtisë dhe mbrojtjen e mjedisit, duke paralajmëruar masa ndaj personave që hedhin apo deponojnë mbeturina në mënyrë të paligjshme.

Në një postim publik, Halili ka theksuar se hedhja e mbeturinave në rrugë, trotuare, parqe, hapësira të gjelbra, lumenj dhe zona të tjera publike është e papranueshme dhe përbën shkelje të rregullave në fuqi.

Sipas tij, kjo dukuri dëmton jo vetëm pamjen e fshatit, por edhe mjedisin dhe shëndetin publik. Ai ka rikujtuar se qytetarët dhe subjektet juridike kanë obligim që mbeturinat t’i menaxhojnë në përputhje me legjislacionin dhe aktet komunale në fuqi.

“Nuk do të tolerohet hedhja dhe deponimi ilegal i mbeturinave”, ka deklaruar Halili.

FIDANISHTJA

Kryetari i Këshillit të Fshatit ka bërë të ditur gjithashtu se inspektorët dhe organet kompetente do të ndërmarrin masa ndaj personave që konstatohet se kanë shkelur rregullat. Sipas tij, shkeljet do të evidentohen, dokumentohen dhe procedohen në përputhje me kompetencat ligjore.

Halili ka apeluar te qytetarët që të tregojnë më shumë përgjegjësi dhe kulturë qytetare, duke theksuar se hapësirat publike janë përgjegjësi e përbashkët.

Në fund të njoftimit, në emër të Këshillit të Fshatit Zhegër, ai ka falënderuar Bunit Sejdiu për pastrimin dhe rrafshimin e një hapësire në fshat, duke e cilësuar këtë si një kontribut në përmirësimin e ambientit dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.