UBT

Për opozitën informimi në Kuvend për marrëveshjet me Serbinë është hajgare…

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes Glauk Konjufca, duke e quajtur kërkesën një hajgare të kryeministrit tha se Kuvendi nuk duhet të jetë vetëm si lexues i marrëveshjeve por vendimmarrës.

Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen që e udhëhoqi kryetari i tij, Kadri Veseli, e ka caktuar 17 shtatorin si datë për nisjen e sezonit vjeshtor të Kuvendit të Kosovës.

Në mbledhje u fol për kërkesën e kryeministrit për informim të legjislativit për marrëveshjet e arritura me Serbinë, për çka opozita lëshoi mbledhjen duke e vlerësuar si një tallje të Kuvendit këtë kërkesë, transmeton kp.

Shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes Glauk Konjufca, duke e quajtur kërkesën një hajgare të kryeministrit tha se Kuvendi nuk duhet të jetë vetëm si lexues i marrëveshjeve por vendimmarrës.

Ndërsa shefja e grupit parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, tha se me marrëveshjen e nënshkruar në Bruksel është krijuar një bashkësi e cila ka ndikim në institucione.

Sipas saj është skandaloze çështja e pronave të Kosovës në Veri pasi Qeveria me marrëveshjen e fundit ka pranuar të jenë në pronësi të Asociacionit.

Ajo tha sipas marrëveshjeve Qeveria ia ka dhënë në pronësi Asociacionit edhe liqenin e Ujmanit edhe Trepçen.

Uji Dea

Kadaj-Bujupi tha se marrëveshjet e fundit të nënshkruara në Bruksel dhe Asociacioni do ta kthejnë Kosovën në vitin 1974.

Edhe shefja e grupit parlamentar të Nisma për Kosovën tha se dokumenti i Qeverisë është jo serioz dhe i papranue shëm.

Ajo tha se me Asociacionin është bërë ndarja e Kosovës dhe po krijohet një mini shtet brenda shtetit.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së Ismet Beqiri, theksoi se është absurde të thuhet se nuk ka çka informon kryeministri për marrëveshjet në Bruksel.

Ai tha se mbështetë futjen në rend dite kërkesën e kryeministrit për informim rreth marrëveshjeve.

http://koha.net/?id=27&l=74939