United Hospital

Rreth 60 zjarre në vetëm 11 ditë në Viti, Hetem Jakupi ngre alarmin dhe kërkon masa urgjente

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Rreth 60 intervenime në raste zjarresh janë realizuar nga Njësia Profesionale e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Viti (NJPZSH) vetëm gjatë periudhës 1-11 shtator 2026, duke ngritur shqetësime për rritjen e rasteve të zjarreve në territorin e kësaj komune.

Përmes një apelimi publik, Hetem Jakupi ka theksuar se numri i lartë i intervenimeve brenda një periudhe kaq të shkurtër përbën një tregues serioz të situatës së krijuar, veçanërisht pasi zjarret kanë përfshirë fusha, zona malore dhe hapësira me mbeturina.

Sipas tij, zjarret paraqesin rrezik të drejtpërdrejtë për pronën, natyrën dhe pasurinë, por mbi të gjitha për jetën dhe sigurinë e qytetarëve.

NJPZSH në Viti, sipas apelimit, ka qenë në gatishmëri të plotë dhe ka reaguar në çdo rast të raportuar, ndërsa paralelisht ka zhvilluar edhe aktivitete sensibilizuese për parandalimin e zjarreve. Megjithatë, Jakupi vlerëson se ndërgjegjësimi i qytetarëve, në këtë fazë, nuk është i mjaftueshëm dhe kërkon angazhim më të madh institucional.

Në apel u bëhet thirrje qytetarëve që të mos ndezin zjarre në fusha, male, livadhe apo në afërsi të mbeturinave dhe të shmangin djegien e mbeturinave, barit të thatë dhe materialeve të tjera në ambiente të hapura.

“Një pakujdesi e vogël mund të shkaktojë një zjarr të madh dhe pasoja të rënda”, thuhet në apelimin publik.

Në të njëjtën kohë, Jakupi ka adresuar një kërkesë urgjente ndaj institucioneve përgjegjëse, duke kërkuar që Inspektorati i Mjedisit dhe Inspektorati i Zjarrfikjes, në bashkëpunim me institucionet e tjera, të rrisin monitorimin dhe mbikëqyrjen në terren.

Hidromorava

Vëmendje e veçantë, sipas tij, duhet t’u kushtohet zonave ku janë evidentuar raste të përsëritura të zjarreve, me qëllim identifikimin e personave që me veprimet apo pakujdesinë e tyre shkaktojnë rrezik për qytetarët, pronën dhe mjedisin.

Jakupi kërkon që ndaj personave përgjegjës, kur konstatohen shkelje, të ndërmerren masat e parapara me ligj, përfshirë shqiptimin e gjobave dhe, kur ekzistojnë bazat ligjore, inicimin e procedurave pranë organeve kompetente dhe gjykatës.

Një kërkesë e veçantë i është drejtuar Inspektorit të Mjedisit për shtimin e kontrolleve dhe pranisë në terren, me synim parandalimin e djegieve të pakontrolluara dhe mbrojtjen e mjedisit.

NJPZSH Viti ka bërë të ditur se do të vazhdojë të jetë në gatishmëri dhe në shërbim të qytetarëve, por mesazhi i apelimit është se parandalimi i zjarreve duhet të jetë përgjegjësi e përbashkët e qytetarëve dhe institucioneve.

“Mjaft më me pakujdesinë! Një shkëndijë mund të shndërrohet në një katastrofë”, thuhet në apel.

Qytetarët janë porositur që në rast zjarri të telefonojnë menjëherë në numrat emergjentë 112 ose 193./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.