Rashani rikthehet në Norvegji, i bashkohet Valerengas
Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Elbasan Rashani ka vendosur të rikthehet në kampionatin norvegjez.
Ai iu bashkua Valerengas si transfer i lirë, pas largimit të tij nga Melbourne City.
Për të do të jetë klubi i tretë në “Eliteserien”, pasi kishte luajtur edhe për skuadra si Odd dhe Rosenborg.
Rashani, kishte bërë 18 paraqitje me Melbourn Cityn gjatë sezonit të kaluar, ku shënoi 2 gola dhe 1 asistim./IndeksOnline/


