E lënduar rëndë në vendin e punës në Viti, arrestohen dy persona
Viti – Një grua kosovare ka pësuar lëndime të rënda trupore në vendin e saj të punës në Viti.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 07:35, ndërsa viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim mjekësor.
Në lidhje me rastin, policia ka arrestuar dy burra kosovarë, të cilët pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.
Rasti po hetohet si “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”./rajonipress/


