Hidromorava

Gjilani e përkrah me zemër Marshin për Liri: “UÇK-ja na bashkon, liri për çlirimtarët”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – “Zjarri i Lirisë” është përmbyllur në Zonën Operative të Karadakut, zonën e shtatë dhe të fundit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me mesazhin për drejtësi dhe liri për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Kryetari i PDK-së, Riad Rashiti, ka shkruar se “zjarri i shtatë u ndez në Karadak”, duke bërë thirrje për pjesëmarrje në aktivitetin e 12 shtatorit në Prishtinë.

“UÇK-ja na bashkon, liri për çlirimtarët”, ka shkruar Rashiti.

Në Karadak, ish-ushtarë dhe bashkëluftëtarë të UÇK-së, veteranë, familje të dëshmorëve dhe qytetarë u bënë bashkë në kuadër të aktivitetit “Zjarri i Lirisë”, të organizuar nëpër shtatë zonat operative të UÇK-së.

Sipas platformës “Liria ka Emër”, aktiviteti përcolli në të gjitha zonat të njëjtin mesazh: lufta e UÇK-së ishte luftë për liri dhe historia e saj duhet të mbrohet me dinjitet.

Mobi Casa

Nga Karadaku u kërkua drejtësi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, ndërsa u ritheksua nderimi për sakrificën e dëshmorëve dhe vlerat e luftës së UÇK-së.

Me përmbylljen në Karadak, “Zjarri i Lirisë” përfundon rrugëtimin nëpër shtatë zonat operative, duke i bashkuar veteranët, familjet e dëshmorëve, ish-bashkëluftëtarët dhe qytetarët rreth kujtesës së luftës dhe kërkesës për drejtësi.

Platforma “Liria ka Emër” ka bërë thirrje që ky mobilizim të vazhdojë më 12 shtator në Prishtinë, ku do të mbahet Marshi për Liri, nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu”.

“Shtatë zona. Shtatë zjarre. Një luftë. Një histori. Një kërkesë për drejtësi”, thuhet në njoftimin e platformës, e cila u ka bërë thirrje qytetarëve që më 12 shtator të marshojnë “për lirinë, për çlirimtarët dhe për UÇK-në”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.