Eko Higjiena

Lagje të tëra në Gjilan mbesin pa ndriçim publik, qytetarët të shqetësuar: “Nuk ndihemi të sigurt gjatë natës”

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Mungesa e ndriçimit publik në disa prej lagjeve të Gjilanit ka ngritur shqetësimin e banorëve, të cilët thonë se rrugët e errëta po krijojnë pasiguri dhe frikë, veçanërisht gjatë orëve të natës.

Sipas banorëve, në pjesë të ndryshme të qytetit ndriçimi publik është ndërprerë në përmasa të mëdha, ndërsa pretendohet se më shumë se 80 për qind e ndriçimit në disa lagje nuk është funksional. Për qytetarët, një situatë e tillë nuk është vetëm çështje komoditeti, por lidhet drejtpërdrejt me sigurinë e tyre dhe të pronës.

Ende nuk ka një sqarim zyrtar të qartë nëse ndërprerjet lidhen me ndonjë borxh të Komunës së Gjilanit ndaj KEDS-it, me çështje teknike apo me ndonjë rrethanë tjetër. Për këtë arsye, qytetarët kërkojnë që institucionet përgjegjëse të dalin me një sqarim publik dhe të tregojnë arsyen e ndërprerjes së ndriçimit.

Në rrugët ku mungon ndriçimi, sidomos pas mesnatës, banorët thonë se ndjenja e pasigurisë është shtuar. Ata shprehen të shqetësuar për mundësinë e vjedhjeve dhe incidenteve të tjera, pasi errësira, sipas tyre, krijon kushte më të favorshme për veprime kriminale.

Njëri prej qytetarëve, Durimi, thotë se udhëheqja komunale duhet ta trajtojë me seriozitet këtë problem dhe të mos lejojë që siguria e qytetarëve të vihet në rrezik.

FIDANISHTJA

“Alban Hyseni nuk guxon të luajë me fatin e një qyteti. Mund të mbajë ligjërata për komunat tjera, por Gjilani sot po përballet me probleme të mëdha. Kjo është pasojë e keqmenaxhimit”, shprehet ai.

Edhe një tjetër qytetar, Suadi, e konsideron situatën të papranueshme. Sipas tij, nëse ndriçimi publik është ndërprerë për shkak të mospagesës së obligimeve ndaj operatorit energjetik, atëherë bëhet fjalë për një situatë që kërkon përgjegjësi institucionale.

“Nëse ndriçimi shkëputet për shkak të obligimeve të papaguara nga zyrtarët, kjo është vërtet qesharake dhe jo serioze. Kjo tregon se udhëheqja komunale së paku po duket se nuk po interesohet sa duhet për nevojat dhe infrastrukturën e qytetit të Gjilanit. Kjo është tmerr dhe e patolerueshme”, deklaron Suadi.

Banorët kërkojnë rikthimin sa më të shpejtë të ndriçimit dhe një plan konkret për mirëmbajtjen e tij, duke theksuar se ndriçimi publik është pjesë themelore e sigurisë dhe funksionimit normal të një qyteti.

Ndërkohë, mbetet e paqartë se sa do të zgjasë kjo situatë dhe kush mban përgjegjësinë për ndërprerjet. Përballë shqetësimit të qytetarëve, pritet që Komuna e Gjilanit dhe KEDS-i të sqarojnë publikisht arsyet e mungesës së ndriçimit dhe masat që do të ndërmerren për zgjidhjen e problemit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.