Ylber Ramadani s’mungon, mesfushori “kuqezi” ftohet për ndeshjet e Nations League-s
Mesfushori shqiptar Ylber Ramadani është ftuar nga trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Rolando Maran, për ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve.
Ftesa zyrtare për 30-vjeçarin është konfirmuar edhe nga klubi i tij, Çorum, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, shkruan Indeksonline
Kjo fazë e Ligës së Kombeve do të zhvillohet në një periudhë të përbashkët shtator-tetor, me Shqipërinë që do të zhvillojë gjithsej katër ndeshje, nga 26 shtatori deri më 6 tetor.
Ramadani iu bashkua Çorumit gjatë afatit kalimtar të verës, pas transferimit nga Leçe për shumën prej 1 milion eurosh. Ai është një prej lojtarëve me më shumë përvojë te Kombëtarja shqiptare, me plot 50 paraqitje me fanellën kuqezi./Indeksonline/

