Mobi Casa

Lorik Cana reagon ashpër për nderimin e Ratko Mlladiqit: Serbia nuk po mëson nga e kaluara

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, ka reaguar pas nderimit që i është bërë Ratko Mlladiqit nga qytetarët në Serbi.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Cana ka shprehur zhgënjimin e tij për mënyrën se si, sipas tij, një pjesë e brezit të ri në Serbi po e trajton figurën e ish-komandantit serb, i dënuar për gjenocid dhe krime lufte.

“Fotografia e kësaj vajze më trishton thellësisht, për një brez që duhet të japë shpresë dhe një perspektivë për një të ardhme të përbashkët e paqësore, me lidhje të sinqerta mes popujve tanë”, ka shkruar Cana, raporton IndeksOnline.

Tutje ai ka shkruar se vajza në fjalë nuk e ka përjetuar luftën, por, sipas tij, është edukuar me një narrativë që e paraqet Mlladiqin si patriot.

Mobi Casa

“Në vitin 1992 ajo ende nuk kishte lindur; ajo nuk e përjetoi atë luftë, por u edukua për të trashëguar urrejtjen, për ta ngatërruar një kriminel, përgjegjës për krimin më makabër kundër njerëzimit që nga Lufta e Dytë Botërore, me një patriot, dhe një dënim për gjenocid me një ‘fyerje ndaj kombit’!”, ka deklaruar ai.

Në fund, Cana ka kritikuar Serbinë duke thënë se vendi nuk po nxjerr mësime nga e kaluara.

“Të gjitha kombet kanë detyrat e tyre për të bërë për brezat e ardhshëm, por Serbia nuk po mëson nga e kaluara dhe vazhdon të jetojë në të kaluarën e saj të trazuar, pa treguar vullnet për të ndryshuar politikën!!!”, ka shkruar Cana. /IndeksOnline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.