Eko Higjiena

Nevzati: “Mos na detyroni të flasim për të kaluarën tuaj”, kritikon sulmet ndaj krerëve të UÇK-së

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së dhe ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bujar Nevzati, ka reaguar ndaj asaj që e cilëson si shtim të fyerjeve, sulmeve dhe gjuhës denigruese ndaj krerëve të UÇK-së dhe komandantëve të luftës, në një periudhë kur pritet shpallja e aktgjykimit në Hagë.

Në reagimin e tij publik, Nevzati e ka cilësuar këtë situatë si “shqetësuese dhe të papranueshme”, duke vlerësuar se sulmet ndaj figurave të luftës çlirimtare janë veçanërisht të ndjeshme në kohën kur proceset gjyqësore në Hagë po afrohen drejt një etape përfundimtare.

Sipas Nevzatit, shqetësimi bëhet edhe më i madh kur, siç pretendon ai, këto deklarata vijnë nga persona që njihen nga afër dhe për të cilët, sipas tij, ekzistojnë pikëpyetje lidhur me veprimtarinë e tyre para dhe gjatë luftës.

Ai ka ngritur gjithashtu akuza të përgjithshme për persona të caktuar, duke pretenduar se disa prej tyre mund të kenë pasur lidhje ose t’u kenë shërbyer politikave diskriminuese të kohës apo strukturave që ai i cilëson si të dyshimta.

Nevzati u ka bërë thirrje këtyre personave që të tregojnë kujdes në deklaratat e tyre dhe të mos përdorin gjuhë që, sipas tij, cenon figurën e atyre që luftuan për çlirimin e Kosovës.

UBT

“Askush nuk ka të drejtë ta njollosë luftën çlirimtare dhe sakrificën e mijëra burrave e grave që dhanë gjithçka për këtë vend”, ka shkruar ai.

Në pjesën më të ashpër të reagimit, Nevzati ka paralajmëruar se heshtja mund të marrë fund nëse, siç shprehet ai, vazhdojnë sulmet ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së. Ai ka lënë të kuptohet se mund të bëjë publike informacione mbi të kaluarën e disa prej kritikëve, duke deklaruar: “Mos na detyroni të flasim edhe për të kaluarën tuaj dhe të tregojmë publikisht se kush kanë qenë disa prej jush dhe çfarë veprimtarie keni zhvilluar në periudha të ndryshme!”

Reagimi i Nevzatit vjen në një klimë të ndjeshme politike e publike në Kosovë, ku proceset gjyqësore në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdojnë të jenë në qendër të debatit politik dhe shoqëror.

Në përmbyllje të reagimit të tij, Nevzati ka shprehur qëndrimin e tij të prerë në mbështetje të trashëgimisë së luftës së UÇK-së, duke deklaruar se “UÇK-ja ishte dhe mbetet krenaria e popullit shqiptar” dhe se, sipas tij, “lufta çlirimtare nuk mund të njolloset”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.