FIDANISHTJA

20 punëtorë të vdekur në punë më 2026, Azemi: Përgjegjësia kryesore mbi pronarët e kompanive

/ 6 minuta lexim
FIDANISHTJA

Siguria në vendin e punës vazhdon të mbetet një prej shqetësimeve më të mëdha për punëtorët në Kosovë. Nga fillimi i këtij viti e deri më tani, sipas kryetarit të Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK), Jusuf Azemi, 20 punëtorë kanë humbur jetën në vendin e punës, 11 prej tyre në sektorin e ndërtimtarisë.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Azemi ka ngritur kritika ndaj pronarëve të kompanive, Inspektoratit të Punës dhe institucioneve shtetërore për mënyrën se si po trajtohet siguria në punë dhe pasojat që lënë pas vdekjet e punëtorëve.

Ai ka vlerësuar se Inspektorati i Punës po bën përpjekje në terren, por sipas tij, përgjegjësia kryesore për sigurinë e punëtorëve bie mbi pronarët e kompanive, të cilët, siç tha, nuk po i kushtojnë rëndësi të mjaftueshme sigurisë në punë.

“Në vitin 2026 kanë humbur jetën fatkeqësisht 20 punëtorë. Prej këtyre 20 punëtorëve, 11 kanë qenë raste që kanë ardhur nga ndërtimtaria dhe 9 të tjerë kanë ardhur nga, po themi, profilet e ndryshme. Unë po e shoh punën që po bën Inspektorati në terren dhe në njëfarë forme ndoshta kam një sinjal më pozitiv për ta, sepse po bëjnë diçka çka është e mundur, por çështja pse po vijmë deri te kjo, mendoj që tani do të kalojë direkt edhe ka qenë edhe më herët si përgjegjësi e pronarëve të kompanive, të cilët nuk po e afrojnë fare sigurinë. Dhe fatkeqësisht, në 95% të rasteve vdekja e këtyre punëtorëve po vjen si shkak i faktorit njeri”, ka deklaruar Azemi.

Sipas tij, krahas pronarëve të kompanive, përgjegjësi për sigurinë në vendin e punës kanë edhe Inspektorati i Punës dhe institucionet qeveritare, ndërsa shqetësim të veçantë paraqet mënyra se si trajtohen në gjykata rastet e vdekjes së punëtorëve.

“Në rend të parë, fajtorë kryesorë janë pronarët e kompanive. Normal që hallka e dytë është Inspektorati i Punës dhe në rend të tretë mund të them se është e gjithë qeveria që duhet të shqetësohet për këto raste. Por për neve shqetësim hala më i madh është që këto raste po vdesin, e rastet në gjykatë nuk po trajtohen si duhet e çka duhet”, ka deklaruar Azemi.

Azemi ka theksuar se shqetësim të veçantë për sindikatën paraqet edhe mungesa e mbështetjes financiare për familjet e punëtorëve që humbin jetën në vendin e punës.

Hidromorava

“Dhe hala më keq është që ne me dekada kemi kërkuar që këto raste të tilla të kenë mbështetje financiare, së paku që familjet që humbin më të afërmit e tyre, së paku të mos e kenë telashin e çështjes financiare. Por shteti nuk po e trajton barabartë, sikurse punëtorët e sektorit privat, ashtu edhe ata publik. Sepse në sektorin publik, nëse punëtori vdes në vendin e tyre të punës kryesisht për raste të ndryshme atëherë këta kanë një mbështetje financiare pothuajse gati të përhershme, kurse tek ne, ne trefish financojmë më shumë buxhetin e Kosovës dhe nuk marrim asgjë. Fatkeqësisht, unë më nuk do të kërkoj nga kryeministri që të kemi një fond për këta punëtorë, sepse jemi bërë përralla e botës duke kërkuar, por definitivisht po del që këta nuk janë të interesuar që këtyre familjeve t’u ndihmohet, pavarësisht që kanë edhe dhimbje, por në shumicën e rasteve kanë edhe probleme financiare”, tha ai për Ekonomia Online.

Duke folur për dëmshpërblimet, Azemi ka deklaruar se vetëm një numër shumë i vogël i kompanive u dalin në ndihmë familjeve të punëtorëve që humbin jetën në vendin e punës.

Ai ka thënë se deri më tani sindikata nuk ka informacion për ndonjë vendim gjyqësor përfundimtar në raste të tilla, ndërsa ka përmendur raste gjyqësore që, sipas tij, kanë zgjatur më shumë se 17 vjet.

“Kemi një numër të vogël të kompanive që familjarëve të tillë u dalin në ndihmë, po themi një numër shumë i vogël i familjeve. Në aspekt të vendimeve të gjykatës, nuk kemi ende ndonjë vendim të tillë. Kemi vetëm njoftime se për një lëndë të një kontest të punëtorëve të tillë kanë zgjatur më shumë se 17 vite dhe nuk kanë ardhur deri tani në përfundim të një procesi. Dhe tani, po themi, sa më shumë që të zgjasin këto lëndë, dikush me qëllim e dikush pa qëllim provat i humb apo i eliminon, dhe në shumicën e rasteve nuk dalin fajtorë pronarët e kompanive, por këtë fajësi e përcjellin tek punëtorët. Sepse pronarët e kompanive flasin dhe mund të reagojnë diçka që po besoj që ju po e nënkuptoni çfarë po du me me thënë kurse ata të cilët kanë vdekur, ata nuk lëvizin dhe nuk japin asgjë”, ka deklaruar Azemi.

Përveç ndërtimtarisë, Azemi ka renditur edhe disa sektorë dhe profesione të tjera ku, sipas të dhënave që ai ka para vetes, kanë ndodhur raste fatale gjatë vitit 2026.

“Në këtë rast, e kam tabelën përpara, kryesisht kemi raste të vdekjes duke vuajtur reklamat e kompanive nëpër skaj rrugës, kemi tek përpunuesit e drurëve, kemi shoferë kamioni, kemi përpunues të plastikës, prodhim i qymyrit, kontakt me rrymë, dhe kryesisht janë këto, po flas për vitin 2026 raste të cilat kanë humbur jetën në këtë vend”, ka shtuar Azemi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.