Komuna e Vitisë përkujton dëshmorët Jeton dhe Naser Rama në përvjetorin e rënies
Viti – Komuna e Vitisë ka përkujtuar dëshmorët Jeton dhe Naser Rama, në përvjetorin e rënies së tyre.
Me këtë rast, një delegacion i Komunës së Vitisë, i udhëhequr nga zëvendëskryetari Hasan Aliu dhe kryesuesi i Kuvendit Komunal, Bekim Azizi, ka bërë homazhe pranë varrezave të dëshmorëve në Viti.
Në homazhe kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të institucioneve të tjera, organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, Policisë së Kosovës, si dhe qytetarë të Vitisë dhe familjarë të dëshmorëve.
Të pranishmit kanë nderuar veprën dhe sakrificën e Jeton dhe Naser Ramës, duke kujtuar kontributin e tyre dhe rënien në luftën për lirinë e Kosovës./rajonipress/


