Vrasje në tentativë në Viti, një person arrestohet, tjetri në arrati
Viti – Një rast i dyshuar i vrasjes në tentativë është raportuar të mërkurën në rrugën “Adem Jashari” në Viti.
Sipas Policisë, rreth orës 13:10, dy persona të dyshuar meshkuj, shtetas të Kosovës, dyshohet se kanë sulmuar me thikë një viktimë, po ashtu shtetas i Kosovës.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Gjilanit.
Në lidhje me rastin, njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. Ndërkaq, i dyshuari tjetër ndodhet në arrati.
Rasti mbetet nën hetim dhe është duke u trajtuar nga organet kompetente./rajonipress/


