ARKATANA

BE pret nga Serbia respektimin e të drejtave për pakicat

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Shqiptare nga përfaqësuesit politikë në Luginë të Preshevës, ka ngjallur reagime të Beogradit zyrtar. Por, për këtë nuk janë deklaruar edhe Prishtina e Tirana zyrtare.

Derisa drejtuesit e këtij Asociacioni thirren mbi parimet e reciprocitetit me atë të Komunave Serbe në Kosovë, Bashkimi Evropian përmend faktin se Asociacioni apo Bashkësia e komunave me shumicë serbe është rezultat i negociatave të veçanta, që kanë ndodhur në kuadër të dialogut Beograd-Prishtinë.

United Hospital

“Kur është fjala për pakicën shqiptare në Serbi, Serbia është zotuar të zbatojë një politikë ndaj pakicave kombëtare, në përputhje me detyrimet e parashikuara në Konventën Kornizë të Këshillit të Evropës për Mbrojtjen Kombëtare dhe Kartën Evropiane për Gjuhët Rajonale ose Minoritare, mes tjerash. Niveli i autonomisë së pushteteve lokale brenda një vendi është një vendim sovran i një vendi kandidat për në BE”, është shprehur zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijancic.

Por, liderët shtetëror në Serbi janë deklaruar kundër themelimit të një Asociacioni të Komunave Shqiptare. /Tribuna Channel/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.