ARKATANA

Ekzekutohen pagat e deputetëve, Sadiku: 1,500 euro rrogë me dy seanca të çuditshme është për besë keq

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku ka reaguar lidhur me punën e Kuvendit pasi sot janë ekzekutuar pagat e deputetëve.

Sadiku përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka bërë të ditur se deputetët që janë betuar në Kuvend kanë marrë pagat, ndërsa ai personalisht ka deklaruar se kjo është paga e katërt që merr nga Kuvendi.

ARKATANA

“Sa për info: deputetët që jemi betuar në Kuvend i kemi marrë rrogat. Për mua, kjo është rroga e katërt që e marr nga Kuvendi. Rrogat kalimtare nuk i kam marrë. 1,500 euro rrogë, me dy seanca të çuditshme, është për besë keq. E di që po tingëlloj pak si popullistët që i urrej, por gjatë gjithë kësaj kohe kemi mundur të punojmë në komisione, t’i shtyjmë përpara disa ligje që po presin, të diskutojmë e të propozojmë politika dhe, në fund të fundit, t’i kryejmë punët për të cilat na kanë votuar qytetarët. Thirreni seancën, të pa dashutun e të parespektuar Vetëvendosje. Lërini këto dallavere, bllokada e manipulime”, ka shkruar Sadiku. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.