UBT

Baraliu: Marrëveshja duhet të shkojë përpara, liderët duhet të reflektojnë dhe të bëjnë kuorumin për Presidentin

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Dy ditë më parë, kreu i VV-së, Albin Kurti, dhe ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku, u dakorduan që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për president të vendit.

Mirëpo, gjatë ditës së djeshme, gjashtë deputetë të LDK-së, në mbledhjen e grupit parlamentar, vendosën që të mos e përkrahin arritjen e kësaj marrëveshjeje.

Në një prononcim për Indeksonline, Mazllum Baraliu ka thënë se marrëveshja mes VV-së dhe LDK-së duhet të vazhdojë, pavarësisht kundërshtimeve.

“Është për keqardhje. Sa bëhet një hap përpara, vjen dikush që, me vetëdije institucionale, bën një hap prapa. Kjo ka qenë alternativa e vetme pas zgjedhjeve”, ka thënë fillimisht Baraliu.

Ai ka thënë se të dyja palët kanë pasur miratimin e kryesive për të zhvilluar negociatat, ndërsa pas arritjes së marrëveshjes kanë dalë zëra kundër saj.

Uji Dea

“Të dyja palët kanë pasur miratimin e kryesive për negociata. Ndërkohë, pas arritjes së marrëveshjes, dalin zëra që, pa emancipim demokratik, dëmtojnë edhe partinë. Përkundër kësaj, kjo marrëveshje duhet të shkojë përpara. Këta njerëz me nivel akademik duhet të reflektojnë dhe të jenë prezentë në sallë për Presidentin, që ta bëjnë kuorumin”, tha Baraliu për Indeksonline.

Më tutje, Baraliu ka thënë se edhe liderët opozitarë do të duhej të reflektonin, në mënyrë që Kosova të ketë një president.

“Edhe liderët opozitarë do të duhej të reflektonin dhe të bëjnë kuorumin, që të kemi një president. Shkuarja në zgjedhje përsëri e dëmton vendin dhe do të kemi pasoja të pariparueshme”, ka thënë Baraliu.

Theksojmë se gjatë ditës së sotme është zhvilluar një takim i radhës mes Kurtit dhe Abdixhikut, por pa ndonjë sukses./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.