Fundamenti

Kadri Rahimaj: Mes sfidave të arsimit, mësimdhënësit mbeten shtylla e së ardhmes së Kamenicës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kamenicë – Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor 2026/2027, kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, është takuar me mësimdhënësit e komunës, me të cilët ka diskutuar për sfidat e arsimit, punën e deritanishme dhe projektet që synojnë përmirësimin e kushteve për nxënësit dhe stafin arsimor.

Në këtë takim, theksi është vënë te roli i mësimdhënësve në një kohë kur arsimi përballet me sfida të shumta – nga nevoja për kushte më të mira pune dhe investime në infrastrukturë, deri te rritja e cilësisë së mësimdhënies dhe përgatitja e nxënësve për një shoqëri gjithnjë e më dinamike.

Rahimaj ka vlerësuar se mësimdhënësit nuk bartin vetëm përgjegjësinë e përcjelljes së dijes, por edhe një pjesë të rëndësishme të përgjegjësisë për formimin dhe të ardhmen e brezave të rinj.

Mobi Casa

Sipas tij, arsimi duhet të mbetet një prej prioriteteve kryesore të qeverisjes lokale, ndërsa investimi në shkolla, mësimdhënës dhe nxënës është investim i drejtpërdrejtë në zhvillimin e Kamenicës.

Në prag të vitit të ri shkollor, kryetari ka shprehur mirënjohje për punën dhe përkushtimin e mësimdhënësve, duke paralajmëruar vazhdimin e projekteve në funksion të përmirësimit të infrastrukturës shkollore, kushteve të punës dhe mbështetjes për nxënësit.

Viti i ri shkollor nis kështu me sfida të njohura, por edhe me pritshmëri të reja – që shkolla të jetë më shumë se një hapësirë mësimi: një mjedis ku ndërtohet dija, karakteri dhe e ardhmja e Kamenicës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.