ARKATANA

Mbi 1,600 gjoba në një javë në rajonin e Gjilanit, Policia shton kontrollet për sigurinë në trafik

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Policia e Kosovës ka intensifikuar aktivitetet në trafikun rrugor në rajonin e Gjilanit, me qëllim rritjen e sigurisë dhe parandalimin e aksidenteve. Gjatë periudhës 21–27 gusht 2026, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe stacionet policore kanë shqiptuar gjithsej 1,635 gjoba ndaj kundërvajtësve në trafik.

Në kuadër të planeve operative për siguri në komunikacion, gjatë kësaj periudhe janë hetuar edhe 27 aksidente trafiku me dëme materiale dhe 21 aksidente me persona të lënduar, duke pasqyruar nevojën për kujdes dhe respektim më të madh të rregullave gjatë qarkullimit.

Kontrollet policore kanë evidentuar edhe shkelje konkrete të rregullave të trafikut. Për mosvendosje të rripit të sigurisë janë shqiptuar 15 gjoba, ndërsa për përdorim të telefonit gjatë drejtimit të automjetit janë shqiptuar 27 gjoba. Po ashtu, ndaj 37 ngasësve është shqiptuar masa e ndalimit të drejtimit të mjeteve motorike.

UBT

Policia Rajonale në Gjilan u ka bërë apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të respektojnë rregullat e komunikacionit, veçanërisht kufizimet e shpejtësisë, përdorimin e rripit të sigurimit dhe ndalimin e përdorimit të telefonit gjatë vozitjes.

“Shpejtësia nuk është krenari, por shkak i tragjedisë”, është mesazhi i Policisë, e cila ka kërkuar gjithashtu respektim të sinjalistikës dhe semaforëve, si dhe kujdes të veçantë ndaj këmbësorëve.

Autoritetet rikujtojnë se siguria në rrugë nuk varet vetëm nga kontrollet policore, por nga përgjegjësia e secilit pjesëmarrës në trafik./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.