United Hospital

Gjenden mjete të pashpërthyera gjatë punimeve në rrugë në Gjilan, intervenojnë njësitë e deminimit

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Disa mjete të dyshimta, që dyshohet se kanë mbetur nga periudha e luftës, janë gjetur gjatë punimeve në një rrugë në Gjilan.

Sipas raportimit, gjatë punimeve janë hasur fishekë, karikatorë, armë të gjata, granata dore dhe një uniformë ushtarake. Pas evidentimit të mjeteve, njësia policore ka siguruar menjëherë vendin e ngjarjes, duke ndërmarrë masat e nevojshme për garantimin e sigurisë.

FIDANISHTJA

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë për deminim të KFOR-it dhe FSK-së, të cilat kanë bërë tërheqjen e mjeteve të dyshimta pa ndonjë incident.

Rasti rikujton rrezikun që ende mund të paraqesin mjetet e mbetura nga periudha e luftës, veçanërisht gjatë punimeve në terrene ku mund të ekzistojnë mjete të pashpërthyera. Autoritetet vazhdojnë të apelojnë që qytetarët të mos i prekin apo lëvizin mjetet e dyshimta, por të njoftojnë menjëherë Policinë e Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.