Arrestohet një person në Gjilan nën dyshimin për dhunim
Gjilan – Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjilan, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Dhunim”.
Sipas raportimit të rastit, ankuesja, një grua kosovare, ka deklaruar se para dy deri në tre muajsh, derisa ndodhej në shtëpinë e të dyshuarit, ai dyshohet se kishte kryer marrëdhënie seksuale me të pa pëlqimin e saj.
Pas raportimit të rastit, personi i dyshuar është identifikuar dhe arrestuar nga autoritetet policore.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa procedurat hetimore lidhur me rastin do të vazhdojnë nga organet kompetente.
Autoritetet pritet të ndërmarrin veprimet e mëtejshme për të sqaruar të gjitha rrethanat e rastit dhe për të proceduar çështjen në përputhje me ligjin./rajonipress/


