UBT

“Dua medaljen e artë” – Donjeta Sadiku tregon qëllimin për Lojëra Mesdhetare

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Donjeta Sadiku ka siguruar medaljen e parë për Kosovën në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, pasi triumfoi në çerekfinale të kategorisë deri në 60 kilogramë.

Boksierja kosovare e kaloi me sukses duelin ndaj turkes Esmanur Lok, duke siguruar kështu një vend në gjysmëfinale dhe medaljen e parë për delegacionin e Kosovës në këto Lojëra Mesdhetare.

Megjithatë, Sadiku nuk dëshiron të ndalet me kaq. Ajo ka bërë të qartë se objektivi i saj është medalja e artë dhe që në Taranto të dëgjohet himni i Kosovës.

“Meçi ka shkuar ashtu siç e kemi planifikuar së bashku me trajneren time, Marjola Sallauka, të cilën e falënderoj shumë”.

Eco Higjiena

“Po ashtu, i falënderoj të gjithë sportistët e tjerë dhe gjithë komunitetin e Kosovës që kanë qenë në sallë. Më kanë dhënë një mbështetje shumë të madhe dhe kanë qenë një shtytje shumë e madhe për mua”.

“Kam ardhur këtu për një synim tjetër, që të siguroj medaljen e artë, kështu që nuk i gëzohem edhe aq shumë kësaj medaljeje. Synimi im dhe qëllimi im është që të dëgjohet himni këtu në Taranto”, ka thënë Sadiku për KosovaPress.

Sadiku do të rikthehet në ring të martën, kur në gjysmëfinale do të përballet me boksieren nga Greqia, Sofia Legaki.

Një tjetër fitore do ta dërgonte kosovaren në finalen e “Taranto 2026” dhe do t’i jepte mundësinë për të luftuar për medaljen e artë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.