UBT

Amir Rrahmani dhe Drita Stublla kurorëzohen në Prishtinë

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës dhe futbollisti i Napolit, Amir Rrahmani, ka kurorëzuar dashurinë me partneren e tij, Drita Stublla, duke i dhënë fund beqarisë.

Çifti, i cili prej kohësh është treguar tejet i rezervuar sa i përket jetës private, tashmë ka vendosur të ndajë me ndjekësit disa momente nga historia e tyre e dashurisë, përfshirë edhe pamje nga kurorëzimi civil.

Amiri dhe Drita kanë qenë në një lidhje prej rreth dy vitesh, ndërsa kapitulli i ri në historinë e tyre nisi me një propozim romantik në Sicili. Më 30 maj, gjatë qëndrimit në ishullin italian, Rrahmani i propozoi martesë partneres së tij, në një moment që duket se ishte po aq i veçantë sa edhe vendi ku ndodhi. Por, siç ka treguar vetë Drita, pas propozimit çifti mori një vendim disi spontan – të mos e zgjaste shumë pritjen për martesën.

Në një prej postimeve të saj, Drita ka rrëfyer me humor se pas propozimit vendosën papritur që të martoheshin gjatë muajit korrik.

“Pas propozimit, vendosëm papritur të martoheshim një ditë në korrik, e më pas u kthyem në shtëpi dhe fjetëm një gjumë”. Dhe kështu ndodhi. Dyshja e ka kurorëzuar zyrtarisht dashurinë e tyre përmes një ceremonie civile në Komunën e Prishtinës, duke nisur kështu një kapitull të ri si të martuar.

ARKATANA

Drita ka ndarë në rrjetet sociale edhe disa fotografi nga kjo ditë e veçantë, duke zbuluar për herë të parë më shumë detaje rreth martesës.

Madje, ajo ka bërë shaka edhe me natyrën e saj të rezervuar, duke e përshkruar veten si një person që publikon fotografi me partnerin vetëm “një herë në dy vite”.

Megjithatë, një detaj kishte rënë në sy prej disa javësh. Në profilin e saj në Instagram, Drita kishte ndryshuar mbiemrin nga Drita Stublla në Drita Rrahmani, duke lënë të kuptohej se kishte kurorëzuar dashurinë me futbollistin kosovar.

Tashmë, përmes publikimit të pamjeve nga ceremonia, ajo e ka konfirmuar zyrtarisht martesën. Drita Stublla, e cila është e angazhuar si menaxhere e marketingut, është gjithashtu motra e stilistes së njohur prishtinase Lia Stublla. Ndërkohë, Amir Rrahmani vazhdon të jetë një prej emrave kryesorë të futbollit kosovar, si kapiten i Përfaqësueses së Kosovës dhe futbollist i Napolit. /telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.