Hidromorava

Hoti: Banimi social është investim në sigurinë dhe dinjitetin e familjeve

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Ministri në detyrë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, e ka cilësuar projektin për banim social adekuat si një nga projektet më të rëndësishme në fushën e banimit social dhe të përballueshëm në Kosovë.

Hoti tha se projekti nuk duhet të shihet vetëm si investim në ndërtim, por si një politikë sociale që prek drejtpërdrejt familjet dhe mirëqenien e qytetarëve.

“Ky projekt përveçse është një projekt ndërtimi, siç u potencua, është më shumë një projekt social. Është një projekt që prek drejtpërdrejt familjet, prek drejtpërdrejt mirëqenien dhe natyrisht edhe dinjitetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës”, tha Hoti.

Ai theksoi se Ligji për banim social dhe të përballueshëm e trajton banimin si pjesë të mirëqenies sociale dhe si një instrument të politikës sociale.

Sipas tij, në kategoritë që mund të kenë nevojë për mbështetje përfshihen familjet me gjendje të pafavorshme ekonomike, përfituesit e asistencës sociale, familjet e mëdha, familjet me një prind, të papunët, personat pa strehë, viktimat e dhunës në familje dhe trafikimit, të rinjtë, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara dhe kategori të tjera të cenueshme.

“Politika e banimit social duhet të ndërtohet mbi parimin e gjithëpërfshirjes dhe përfshirjes sociale, duke i trajtuar nevojat e familjes në perspektivë më të gjerë”, u shpreh ai.

Hoti: Një familje nuk del nga varfëria vetëm me një pagesë mujore

Ministri në detyrë tha se banimi social lidhet drejtpërdrejt edhe me punësimin, pasi pasiguria e banimit dhe shpenzimet e larta për qira mund t’i kufizojnë mundësitë e familjeve për arsimim, aftësim profesional dhe kërkim të punës.

Mobi Casa

“Një familje nuk del nga varfëria vetëm me një pagesë mujore. Ajo del nga varfëria kur ka edhe një shtëpi të sigurt, kur ka edhe të ardhura të qëndrueshme dhe kur ka anëtarë të saj të cilët kanë mundësi reale për punë dhe zhvillim”, tha Hoti.

Ai shtoi se dikasteri që drejton, së bashku me institucionet e tjera dhe komunat, synon që politikat sociale dhe ato të punësimit të lidhen gjithnjë e më shumë me njëra-tjetrën.

“Prandaj projekti i banimit social adekuat është një investim shumë më i madh sesa një investim në ndërtim apo në objekte. Është investim në sigurinë sociale, në familjen dhe në dinjitetin e qytetarëve”, deklaroi Hoti.

Hoti: Reforma e asistencës sociale synohet të përfundojë në qershor

Hoti bëri të ditur se Qeveria po punon edhe në reformën e skemës së asistencës sociale, e cila, sipas tij, synohet të përfundojë në qershor të vitit të ardhshëm.

Ai tha se reforma synon që mbështetja sociale të mos ndërpritet menjëherë kur një familje nuk i plotëson më kriteret, por të vazhdojë gjatë periudhës së aftësimit profesional, trajnimit ose krijimit të mundësive për punësim.

“Jemi duke punuar në disa politika njëkohësisht, në mënyrë që familjet e Kosovës, sidomos ato që janë të cenueshme dhe me kushte jo të favorshme ekonomike, të kenë jetë dinjitoze, qoftë duke u angazhuar në punësim, qoftë duke u krijuar kushte më të mira për jetë”, tha ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.