Gjendet pushkë gjuetie me 17 fishekë në lagjen “Qamëria” të Gjilanit
Gjilan – Policia ka konfiskuar një armë dhe municion gjatë kontrollit në shtëpinë e një të dyshuari në lagjen “Qamëria” të Gjilanit.
Sipas raportit policor, gjatë kontrollit të zhvilluar më 20 gusht 2026, në shtëpinë e të dyshuarit, shtetas i Kosovës, është gjetur një pushkë gjuetie së bashku me 17 fishekë.
Arma dhe municioni janë konfiskuar nga njësitë policore.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti është iniciuar dhe po vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt./rajonipress/


