Eko Higjiena

Besiktasi merr vendimin e papritur për Milot Rashicën

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Milot Rashica mund t’i japë fund aventurës te Besiktasi, pavarësisht se kontrata e tij me klubin turk është ende aktive.

Sipas raportimeve të mediave turke, përfshirë Milliyet, e ardhmja e reprezentuesit të Kosovës te gjiganti nga Stambolli mund të varet nga një lëvizje e radhës në afatin kalimtar.

Besiktasi po shqyrton mundësinë e transferimit të një tjetër futbollisti që luan në krahun e djathtë të sulmit.

Nëse ky transferim realizohet, klubi do të kishte tre lojtarë të huaj për të njëjtin pozicion. Në këtë situatë, Rashica mund të jetë ai që do të largohej.

UBT

Sipas Milliyet, drejtuesit e Besiktasit janë të kënaqur me Vaclav Cernyn, i cili është një prej lojtarëve që mund të ketë përparësi në këtë repart.

Për këtë arsye, në rast se vjen edhe një përforcim tjetër në krahun e djathtë, gjasat për ndarjen e rrugëve me Rashicën do të rriteshin ndjeshëm.

Rashica ka ende një vit kontratë me Besiktasin, ndërsa gjatë aventurës së tij në Stamboll ka lënë gjurmë me 13 gola dhe 25 asistime në 119 paraqitje./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.