Eko Higjiena

Dy persona ndalohen pranë kufirit Kosovë-Serbi, Policia nis hetimet

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Kamenicë – Policia ka nisur hetimet lidhur me një rast të dyshuar për kalim ilegal të kufirit, pas një informate të pranuar nga pjesëtarët e KFOR-it gjerman për një person të ndaluar pranë kufirit Kosovë-Serbi.

Rasti është raportuar më 18 gusht 2026, rreth orës 20:00, në fshatin Zajqevc të Kamenicës. Sipas Policisë, KFOR-i gjerman ka njoftuar për një person të ndaluar në afërsi të vijës kufitare, i cili ishte me një traktor.

Njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe e ka shoqëruar të dyshuarin në stacionin policor. Gjatë deklarimit, ai ka thënë se bashkë me vëllain e tij ndodheshin në atë zonë për të prerë dru.

Mobi Casa

Pas ftesës së Policisë, në stacion është paraqitur edhe personi i dytë i dyshuar. Në konsultim me prokurorin, ndaj të dyshuarve është iniciuar rasti, ndërsa të dy janë liruar dhe do të procedohen në përputhje me procedurat e rregullta ligjore.

Autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera lidhur me rrethanat e rastit dhe nëse ka pasur realisht kalim të vijës kufitare./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.