Fundamenti

Prokuroria e Gjilanit ndalon katër persona dhe ngre shtatë aktakuza ndaj tetë të pandehurve

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndërmarrë një sërë veprimesh procedurale gjatë 24 orëve të fundit, duke ndaluar katër persona për 48 orë dhe duke ngritur shtatë aktakuza ndaj tetë personave, për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, ndalimet janë bërë në dy raste, me urdhër të prokurorit të shtetit. Dy persona dyshohen për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, një person për “Vetëgjyqësi”, ndërsa një tjetër për veprën penale “Ngacmimi”.

Ndërkohë, gjatë së njëjtës periudhë, Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur shtatë aktakuza ndaj tetë personave. Prej tyre, tri aktakuza ndaj tre personave lidhen me veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Mobi Casa

Dy aktakuza, ndaj tre personave, janë ngritur për veprën penale “Kanosja”, ndërsa një aktakuzë ndaj një personi është ngritur për “Mospërfilljen e gjykatës”.

Një tjetër aktakuzë është ngritur ndaj një personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Prokuroria ka bërë të ditur këto të dhëna në kuadër të raportimit të rregullt për aktivitetet e saj 24-orëshe në rajonin e Gjilanit. Personat e përfshirë në këto raste gëzojnë të drejtat procedurale të përcaktuara me ligj, përfshirë prezumimin e pafajësisë deri në një vendim përfundimtar të gjykatës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.