Fundamenti

Dy sulme ndaj stafit shëndetësor brenda pak javësh, punëtorët e QKMF-së në Viti protestojnë për siguri

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – Dhuna ndaj punëtorëve shëndetësorë po ngre shqetësime gjithnjë e më të mëdha në komunën e Vitisë, ku brenda një periudhe të shkurtër janë raportuar dy raste të sulmeve ndaj personelit mjekësor gjatë ushtrimit të detyrës.

Rasti i fundit, ku një mjek dyshohet se është sulmuar fizikisht derisa ishte në kujdestari në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Pozharan, ka nxitur reagimin e punëtorëve shëndetësorë të QKMF-së në Viti.

Ata kanë mbajtur një protestë, duke kërkuar nga institucionet përgjegjëse masa konkrete për garantimin e sigurisë së tyre në vendet e punës.

Ky është rasti i dytë i raportuar brenda pak javësh. Më herët, në QKMF-në e Vitisë, ishte shënuar një incident ndaj një infermiereje, duke shtuar shqetësimin e stafit për kushtet e sigurisë në objektet shëndetësore.

Punëtorët shëndetësorë kanë bërë të ditur se ndihen të pasigurt përballë rasteve të tilla, veçanërisht gjatë kujdestarive, kur janë të angazhuar në ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

UBT

Sipas tyre, dhuna ndaj personelit shëndetësor jo vetëm që cenon sigurinë dhe dinjitetin e punëtorëve, por rrezikon të ndikojë edhe në mbarëvajtjen e shërbimeve shëndetësore.

Përmes protestës, stafi ka kërkuar forcimin e masave të sigurisë, mbrojtje më të madhe institucionale dhe parandalimin e përsëritjes së rasteve të dhunës në institucionet shëndetësore.

Dy incidente brenda një kohe kaq të shkurtër e kanë rikthyer në qendër të vëmendjes një problem më të gjerë: sigurinë e mjekëve, infermierëve dhe personelit tjetër shëndetësor, të cilët gjatë gjithë kohës janë në vijën e parë të shërbimit publik.

Punëtorët shëndetësorë kërkojnë që institucionet të mos mjaftohen vetëm me reagime pas incidenteve, por të ndërmarrin masa parandaluese dhe të krijojnë një ambient ku ata mund ta kryejnë detyrën pa frikë dhe pa kërcënime./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.