ARKATANA

Shoqata “Jetimat e Ballkanit” dhuron 100 pako ushqimore për familjet në nevojë në Viti

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Viti – Në komunën e Vitisë janë shpërndarë 100 pako ushqimore për familjet në nevojë, të cilat njëherësh janë edhe përfituese të ndihmës sociale.

Donacioni është siguruar nga Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, e udhëhequr nga humanisti Halil Kastrati, duke ofruar mbështetje konkrete për familjet që kanë nevojë për përkujdesje dhe solidaritet.

ARKATANA

Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka falënderuar Shoqatën “Jetimat e Ballkanit” dhe z. Halil Kastrati për këtë vepër humane dhe për kontributin e vazhdueshëm në ndihmë të familjeve në nevojë.

Haliti vlerësoi se humanizmi dhe solidariteti janë vlera që e forcojnë shoqërinë dhe dëshmojnë kujdesin ndaj atyre që kanë më së shumti nevojë për mbështetje, duke shprehur mirënjohjen e Komunës së Vitisë për këtë donacion të çmuar./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.