Uji Dea

Vitia mirëpret kulturat e botës, Haliti: “Fest Folk Anamorava” urë miqësie mes popujve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, priti sot në takim delegacionet pjesëmarrëse në Festivalin Ndërkombëtar “Fest Folk Anamorava 2026”, një nga ngjarjet e rëndësishme kulturore që po zhvillohet në Anamoravë.

Gjatë pritjes, Haliti u uroi mirëseardhje artistëve, ansambleve dhe përfaqësuesve të delegacioneve të ardhura nga vende të ndryshme, duke shprehur kënaqësinë që Vitia është nikoqire e një festivali që i kushtohet promovimit të kulturës, traditës, folklorit dhe trashëgimisë kulturore.

Në fjalën e tij, kryetari Haliti theksoi rëndësinë e festivalit në forcimin e bashkëpunimit kulturor ndërkombëtar. Sipas tij, “Fest Folk Anamorava” është shndërruar në një urë miqësie ndërmjet popujve, ku kënga, vallja dhe muzika tradicionale shërbejnë si gjuhë e përbashkët për afrimin e kulturave.

“Është kënaqësi e veçantë që Vitia sot mirëpret artistë dhe ansamble nga vende të ndryshme. Përmes folklorit dhe traditës, ne jo vetëm që prezantojmë vlerat tona kulturore, por edhe njohim kulturat e popujve të tjerë”, u shpreh Haliti.

Uji Dea

Ai falënderoi organizatorët, grupet artistike dhe të gjitha delegacionet pjesëmarrëse për kontributin në pasurimin e jetës kulturore të Vitisë dhe Anamoravës, duke u uruar sukses në aktivitetet e festivalit.

“Mirë se vini në Viti! Mirë se vini në ‘Fest Folk Anamorava 2026’!”, ishte mesazhi i kryetarit Haliti për pjesëmarrësit e festivalit.

Festivali ndërkombëtar pritet të sjellë në Viti një atmosferë të veçantë folklorike, duke i dhënë hapësirë shkëmbimit të traditave dhe promovimit të trashëgimisë kulturore përmes muzikës, këngës dhe valleve tradicionale./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.