Fundamenti

ATK përzgjedh 39 kandidatë për inspektorë dhe zyrtarë për mbledhjen e borxheve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka përfunduar procesin e vlerësimit të kandidatëve në kuadër të konkursit për pozitat Inspektor i Nivelit Fillestar dhe Zyrtar për Mbledhjen e Borxheve.

Pas përfundimit të të gjitha fazave të vlerësimit, në përputhje me kriteret dhe procedurat e përcaktuara në konkurs, ATK ka përzgjedhur gjithsej 39 kandidatë për këto dy pozita.

Sipas ATK-së, procesi i vlerësimit është monitoruar nga një komision i jashtëm, me qëllim garantimin e objektivitetit, transparencës dhe paanshmërisë, si dhe evitimin e çdo mundësie për subjektivizëm apo ndikim të brendshëm institucional.Listat me emrat e kandidatëve të përzgjedhur janë publikuar në ueb-faqen zyrtare të Administratës Tatimore të Kosovës, në rubrikën e punësimit.

ATK ka theksuar se përzgjedhja është bazuar në parimet e meritës, transparencës, profesionalizmit dhe trajtimit të barabartë të kandidatëve, duke marrë për bazë rezultatet e arritura dhe përmbushjen e kritereve të konkursit.

Eco Higjiena

Kandidatët që janë të pakënaqur me rezultatin përfundimtar kanë të drejtë ankese në Komisionin e Ankesave në kuadër të ATK-së, brenda tetë ditësh nga dita e publikimit të rezultateve përfundimtare, në përputhje me nenin 30, paragrafi 1 të Rregullores (MF) Nr. 01/2026.

ATK ka bërë të ditur se të gjitha ankesat e pranuara brenda afatit do të shqyrtohen në përputhje me procedurat përkatëse.

Administrata Tatimore e Kosovës ka falënderuar të gjithë kandidatët për pjesëmarrjen dhe interesimin, ndërsa kandidatëve të përzgjedhur u ka uruar sukses në vazhdimin e procedurave të rekrutimit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.