Kalon ilegalisht kufirin me veturë, ndalohet shtetasi serb në Kamenicë
Kamenicë – Policia ka ndaluar në fshatin Novosellë të Kamenicës një shtetas të Serbisë, i cili dyshohet se kishte kaluar ilegalisht kufirin me një veturë me targa të Serbisë.
Sipas raportimit policor, i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor së bashku me dy pasagjerë që ndodheshin në automjet.
Pas procedurave të zhvilluara, me vendim të gjykatës, të dyshuarit i janë sekuestruar dokumentet, ndërsa më pas është liruar.
Rasti është proceduar në përputhje me vendimin e organeve kompetente./rajonipress/


