Përleshje me mjete të forta në Gjilan, arrestohen dy persona
Gjilan – Dy persona janë arrestuar në Gjilan pas një përleshjeje fizike që dyshohet se ka nisur pas një mosmarrëveshjeje mes tyre.
Sipas raportimit policor, gjatë përleshjes janë përdorur edhe mjete të forta pune. Pas incidentit, njësitet policore kanë kontrolluar shtëpitë dhe objektet përcjellëse të dy të dyshuarve.
Policia nuk ka dhënë detaje nëse gjatë kontrolleve është gjetur apo konfiskuar ndonjë send i dyshimtë.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./rajonipress/


