RP

Hoxha: Gërvalla e Sveçla do të duhej të dorëhiqeshin, ose Kurti t’i shkarkonte

/ 2 minuta lexim

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha ka hedhur kritika të shumta ndaj ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, të cilët sipas saj, nuk kanë dhënë dorëheqje pas rastit të vrasjes së Arlinda Zekajt.

Në DPT te Fidani në Klan Kosova, Hoxha ka thënë se Gërvalla dhe Sveçla janë në krye të institucioneve, në të cilat ka dështuar zinxhiri për të ofruar mbrojtje për tashmë të ndjerën.

“Më vjen keq që dorëheqja në shoërinë kosovare dhe në jetën publike, duket sikur dorëzim, sikur akt jo i denjë, jo i nevojshëm. Porn ë fakt është një akt fisnik dhe moral, karshi atyre q ëtë kanë besu e votu…

UBT - Kosove

Në dy lloj pozicione, Gërvalla qëndron e heshtur, duke e vënë përgjegjësinë te krejt të tjerët, por jo edhe te vetja, derisa mban dy pozicione.”, ka thënë ajo.

Hoxha ka thënë se përgjegjësia nuk është veç institucionale, por është edhe morale, duke shtuar se edhe nëse nuk do të jepnin dorëheqje, Kurti do të duhej t’i shkarkonte.

“Këtu janë dy lloj përgjegjësi. Ne nuk e kemi parë as përgjegjësinë institucionale, e as atë morale. Pa përgjegjësi morale nuk ka as përgjegjësi institucuonale. Por, nëse nuk kanë jep dorëheqje, është dashur kryeministri t’i shkarkojë, sepse të kanë dështu disa zinxhirë institucionalë.”, ka thënë ajo.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.