Hidromorava

“Simbolika” e Vetëvendosjes

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Lëvizja “Vetëvendosje” sërish është hedhur në aksion edhe kësaj here “simbolik”, duke hyrë në oborrin e Qeverisë, me ç’rast rreth 40 aktivistë të këtij subjekti kanë vendosur fletushka me mbishkrimin “Jofunksionale”, si dhe kanë shfryer gomat e rreth 55 veturave zyrtare të ministrive, që janë të vendosura në këtë ndërtesë.

Gjatë këtij aksioni është lënduar lehtë një polic, ndërsa janë arrestuar 15 aktivistë të “Vetëvendosjes”. Kjo e fundit përmes një komunikate ka thënë se jofunksionale nuk është vetëm gjendja e veturave dhe shënimi mbi to, por jofunksional do të bëhet shteti i Kosovës nëse fillon zbatimi i Marrëveshjes për “Zajednicën”.

Fundamenti

“Ne sot duam të defunksionalizojmë qarkullimin e veturave të Qeverisë së Isa Mustafës sepse këtë Qeveri Mustafa po e përdor për ta jetësuar ‘Zajednicën’ me gjithë dëmet e rreziqet e saj për shtetin e Kosovës. Mustafa e ka vënë gjithë sistemin shtetëror në funksion të ‘Zajednicës’. Edhe Policia e gjyqësia janë bërë jashtëzakonisht efektive kur vjen puna t’i arrestojnë dhe t’i dënojnë kundërshtarët politikë”, thuhet në komunikatën e “Vetëvendosjes”./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.